O’Connell: Për vendin tim ëndërroj të bëj 1 për qind të asaj që bënë Vokrri e Kuka për Kosovën

  • 20 November 2018 - 23:25
O’Connell: Për vendin tim ëndërroj të bëj 1 për qind të asaj që bënë Vokrri e Kuka për Kosovën

Ambasadori britanik Ruairi O’Connell, i është gëzuar fitores së përfaqësueses së Kosovës në futboll me rezultat 4:0 ndaj Azerbajxhanit.

O’Connell madje ka bërë një reagim të jashtëzakonshëm duke shprehur një dëshirë se ka ëndërr që të paktën 1% të bëjë për Britaninë, aq sa ka bërë ish-Kryetari i ndjerë i Federatës së Futbollit të Kosovës  Vadil Vokrri si dhe trajneri i xhudistes Majlinda Kelmendi, Driton Kuka.

”Ëndrra ime është të bejë për vendin tim 1% ç’ka kanë bëre Fadil Vokrri dhe Driton Toni Kuka për vendin e tyre”, shkruan O’Connell.

 

(Kosova Sot)