Lordi meksikan i drogës i dha 6 milionë dollarë ryshfet shefit të sigurisë së Meksikës

  • 21 November 2018 - 00:00
Lordi meksikan i drogës i dha 6 milionë dollarë ryshfet shefit të sigurisë së Meksikës

Një dëshmitar i qeverisë në gjyqin e SHBA kundër lordit të drogës meksikane i njohur shkurt si El Chapo thotë se karteli i tij i ka dhënë ryshfet ish-shefit të lartë të sigurisë së Meksikës dhe një personi tjetër, i cili ka punuar nën varësinë e presidentit aktual.

Ish-anëtari i kartelit, Jesus Zambada, dëshmoi të martën se në mesin e viteve 2000 ai dha 6 milion dollarë para të drogës tek shefi i sigurisë, Genero Garcia Luna.

Zambada gjithashtu pohoi se shumë miliona dollarë u dhanë për Gabriel Reginos, i cili punonte në administratën e Presidentit të zgjedhur meksikan Andres Manuel Lopez Obrador në kohën kur ai ishte kryebashkiak i qytetit të Meksikos.

Nuk kishte asnjë përgjigje të menjëhershme të martën nga Garcia Luna.

Regino mohoi akuzat në Twitter.

Dëshmia u bë gjatë procesin gjyqësor ndaj Joaquin Guzman, i njohur si "El Chapo"

 

(Kosova Sot)