Qytetarët e kanë duartrokitur vendimin e qeverisë për të taksuar sërish mallrat nga Serbia dhe Bosnja

  • 22 November 2018 - 10:57
Qytetarët e kanë duartrokitur vendimin e qeverisë për të taksuar sërish mallrat nga Serbia dhe Bosnja

Hilmi Rexhaj thotë se këtë vendim kosovarët jo vetëm që duhet ta përkrahim por duhet të jetë tërësisht pas këtij vendimi. “Konsideroj se ky vendim është dashur të ishte më i hershëm, sepse është  vendimi më i drejtë deri më tani”.

Arsim Hoxha shprehet se ky vendim është dashur të ishte që moti. “Është vendim plotësisht i drejtë dhe vendim i konsideruar i arsyeshëm. Mendoj se  këtë vendim  kosovarët tashmë mezi e kanë pritur dhe të shihet se edhe Kosova din të jetë e keqe  për të keqin”, u shpreh ai.

Afrim Morina thekson se është vendim i drejtë  i Qeverisë. “Them kështu sepse, vërtetë Serbia, financohet nga Kosova e në anën  tjetër,me ato financime e  dëmton imazhin dhe mospranimin e Kosovës në institucionet përkatëse”.

Shaban Krasniqi shprehet se deri më tani Kosova nuk ka  marrë  asnjë vendim më të drejt se ky. “Tani duhet të vetëdijësohet edhe Kosova, sepse  vetëm duke  u vetëdijësuar kështu mund  të  ecim  më shpejt  drejtë  prodhimeve  tona  vendore”.

 

 

(Kosova Sot)