Ministri malazez i tha "pse po bëni dramë për votën pro Kosovës në INTERPOL", Vulin reagon

  • 22 November 2018 - 11:04
Ministri malazez i tha

Srdjan Darmanoviq, ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, i ka reaguar Serbisë duke thënë se nuk e kupton dramën e saj për votën pro Kosovës në INTERPOL.

"Nuk po e kuptojmë pse Serbia po e bën kaq dramë këtë punë. Ne veçse kemi votuar për Kosovën, jemi në mesin e mbi 100 shteteve që e kanë njohur Kosovën dhe në dialogun Kosovë - Serbi jemi partnerë konstruktivë dhe inkurajojmë zgjidhjen", ka deklaruar Darmanoviq.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin.

"Askush nuk po bën dramë për mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësimin e narko-kartelëve të Kosovës në INTERPOL", deklaroi Vulin, duke rënë në kundërthënie me veten qysh në fjalinë e parë.

"Nuk është gjë e ditur vota e Malit të Zi. Nuk besojmë se Mali i Zi është i lidhur më shumë me klanet e narko-trafikimit në Kosovë sesa me Serbinë", shtoi ai.

"Nuk ka dramë, ka vetëm farsë me shtetin e Kosovës, të cilin po e përkrah Mali i Zi", tha Vulin. 

 

(Kosova Sot)