MSH-ja suspendon një inspektor shëndetësor

  • 22 November 2018 - 11:13
MSH-ja suspendon një inspektor shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka pezulluar nga puna një inspektor shëndetësor, pasi që dyshohet se i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

“Vendimin për pezullimin parandalues, MSH e ka marrë duke iu referuar inicimit të procedurës hetimore në organet e rendit lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, bazuar në kërkesën e udhëheqësit të drejtpërdrejt për marrjen e masës parandaluese duke u bazuar në nenin 67 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, MSH-ja thotë se nuk do të ketë kompromis në luftën kundër korrupsionit me qëllimin për ta goditur ?do dyshim për krim të organizuar dhe korrupsion. 

 

(Kosova Sot)