Taksë 100% për Serbinë, nuk reagon asnjë ambasadë

  • 22 November 2018 - 11:38
Taksë 100% për Serbinë, nuk reagon asnjë ambasadë

Ambasadat zakonisht janë të shpejta në reagime ndaj vendimeve që marrin institucionet kosovare në raport me Serbinë, por tash ende nuk kanë reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për rritjen e taksës në 100 për qind për import të produkteve serbe në Kosovë.

Kur Kosova nuk arriti të anëtarësohet në INTERPOL, ambasada amerikane përmes një komunikate për media tha se fushata e Serbisë kundër Kosovës iu ka bërë presion disa vendeve për të votuar kundër. Por, pas dështimit të INTERPOL’it, Kosova i vuri taksë importi produkteve serbe në Kosovë, në 100%. Deri tani, asnjëra ambasadë nuk ka reaguar ndaj këtij vendimi të Qeverisë.

Pas dështimit të Kosovës për t’u pranuar në INTERPOL, përmes një deklarate për media ka reaguar edhe Ambasada amerikane, duke thënë se fushata e Serbisë kundër Kosovës iu ka bërë presion disa vendeve për të votuar kundër.

E Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim për importin e produkteve serbe në Kosovë, ku e rriti taksën në 100 për qind.

Asnjë ambasadë në Kosovë deri tani nuk ka reaguar ndaj këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës. E reagime të shumta ka pasur nga Bashkimi Europian.

Përfaqësuesja e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka thënë se këtë vendim Kosova duhet ta hudhë poshtë, sepse sipas saj, vendimi shkel marrëveshjen e CEFTA’s.

Për këtë taksë ka reaguar edhe Johannes Hahn, i cili ka treguar se qëndrimi i tij ndaj këtij vendimi është i kundërt.

 

(Kosova Sot)