GURAZIU: MORATORIUM NË DIALOGUN ME SERBINË, SË PAKU PËR 2-3 VJET!

  • 22 November 2018 - 11:44
GURAZIU: MORATORIUM NË DIALOGUN ME SERBINË, SË PAKU PËR 2-3 VJET!

Analisti politik Ragip Guraziu tha për "Kosova Sot" se Hashim Thaçi me dialogun me Serbinë e paska shpallur Kosovën shtet, vetëm e vetëm për ta kthyer Serbinë prapë në zemrën e Kosovës dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse një tradhti ndaj vendit, prandaj Kuvendi do të duhej ta ndalojë për tre vjet një dialog që është tani duke vazhduar."Një moratorium më se i rëndësishëm na duhet në dialogun me Serbinë, së paku për 2-3 vjet. Po ndoshta dikush do thotë pse moratoriumi në dialog me Serbinë fashiste për 2-3 vjet? Pikërisht pse është tepër i rëndësishëm, për faktin se do të ketë zgjedhje në BE, por edhe në SHBA në vitin 2020 dhe çfarëdo vazhdimi i dialogut le të bëhet pas 2-3 vjetësh pauze, kur do të qartësohet edhe pozicionimi i skenës politike qeverisëse në këto vende karshi Kosovës dhe interesave të tyre në Ballkan. Përndryshe nëse vazhdon kështu dhe në këtë situatë një dialog i tillë, pa kurrfarë platforme, po na imponohet një skenar i rrezikshëm për ndarjen e Kosovës nga vetë presidenti Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli, por pse jo edhe nga ministri i Punëve të Brendshme", u shpreh ai."Ky rrezik po shihet hapur sepse tani ne e vërejtëm dhe e dëgjuam se si po tallet me popullin dhe shtetin e Kosovës presidenti Hashim Thaçi, duke thënë se e ka ditur që nuk do të kalojë votimi në Interpol dhe ka përsëritur sërish kërkesën për marrëveshjen, siç e quan ai gjithëpërfshirëse me Serbinë, pra ndarjen e Kosovës. Mendoj që tani duhet urgjentisht të merret vendimi për moratorium në dialogun me Serbinë, së paku për 2-3 vitet e ardhshme", tha Guraziu për "Kosova Sot". Sipas tij, kjo klasë politike, në krye me Hashim Thaçin, që kur ka filluar dialogu me Serbinë, në vitin 2011 e deri më sot, janë të shantazhuar nga Serbia. "Unë mendoj the e them me plot përgjegjësi që fajtori numër një për këtë dështim dhe këtë rrezikim të shtetit të Kosovës është Hashim Thaçi, sepse ishte prijatar i dialogut mashtrues, i cili i ka krijuar të gjitha grackat e mundshme që Kosova të mos ecën përpara, vetëm e vetëm për ta shpëtuar lëkurën e vet nga Gjykata Speciale", vlerësoi ai.

 

(Kosova Sot)