KELMENDI:BEOGRADI RICIKLON MARIONETAT DHE KUISLINGËT

  • 22 November 2018 - 11:46
KELMENDI:BEOGRADI RICIKLON MARIONETAT DHE KUISLINGËT

Analisti politik, Ibrahim Kelmendi për gazetën "Kosova Sot", thotë se kur krimi i organizuar kap shtetin, nga institucionet më të larta, deri te ato më të poshtme, është tepër i zorshëm të ndodhë rebelimi qytetar. "Ta zëmë se u ngritën intelektualët. Cilin qëndrim do të mbante policia? Nuk ka fuqi fizike të përballet me arushanët e 'Hashimit' dhe të Isës... Ja, si ja montuan 'birucën' intelektualit iluminist Dr. Sadri Rambaja, vetëm se ishte i pakompromis me kritikat e tij. Pushtetet e bandave të krimit të organizuar korruptojnë edhe turmat injorante.Ta zëmë, Behgjet Pacolli nuk do të kalonte pragun elektoral me 'partinë' (korporatën) e tij. E ricikloi Isa Mustafa, sepse i koordinon Beogradi të riciklojnë njëri-tjetrin marionetat e kuislingët. Jemi katandisë në gjendjen, kur duhet të urojmë të kenë mëshirë ndaj shtetit të Kosovës presidentët Vuçiq, Macron, Trump, Putin...", u shpreh Kelmendi. 

 

(Kosova Sot)