Haradinaj e çon deri në fund: Taksen e heqim kur të na njoh Serbia

  • 22 November 2018 - 11:51
Haradinaj e çon deri në fund: Taksen e heqim kur të na njoh Serbia

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa prej 100 për qind e vënë për produktet me origjinë serbe nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njoh Kosovën. Sipas Kryeministrit vetëm me një qasje të tillë mund të arrihet njohja prej shtetit serb.

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar rreth skandaleve dhe dështimeve të Politikës së Jashtme, Haradinaj ka dhënë një afat kohor se kur taksa e qind për qind ndaj produkteve serbe duhet të hiqet.

“Mendoj se deri sa Serbia ta njoh Kosovën nuk duhet të hiqen taksat”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe nga presidenti Hashim Thaçi, i cili dialogun me Serbinë e zhvillon në terma të tjerë, kryeministri Haradinaj thotë se vetëm me qasje të tillë sanksionuese mund ta arrijmë njohjen e Serbisë.

“Pa një qasje të tillë është e pamundshme që të arrihet njohja e dyanshme, mund të arrihet një marrëveshje të dyanshme ligjërisht të pranume”, është shprehur Haradinaj.

 

(Kosova Sot)