Sulmon prindërit, arrestohet nga policia

  • 22 November 2018 - 12:04
Sulmon prindërit, arrestohet nga policia

Dje në qytetin e Vushtrrisë është raportuar për një rast të dhunës në familje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij, si dhe ka demoluar shtëpinë.

I dyshuari është arrestuar nga policia pasi i njëjti kishte aktvendim nga gjykata që të dërgohet në spitalin psikiatrik për shërim në periudhë gjashtë mujore.

 

(Kosova Sot)