Miftari: Polici, me 400 euro rrogë, vozit veturë 80 mijë euro!

  • 04 December 2018 - 16:10
Miftari: Polici, me 400 euro rrogë, vozit veturë 80 mijë euro!

Analisti dhe njohësi i fushës së sigurisë, Naim Miftari, vlerëson se vetëm në Kosovë ke mundësi të bëhesh milioner nëse je politikan dhe zyrtar i korruptuar, ndrysh nuk ka mundësi pasi edhe po të jesh biznesmen me siguri duhet të jesh edhe kukull dhe oligark i ndonjë politikani. "Pra, korrupsioni në gjyqësi dhe në policinë hetuese nuk është i panjohur dhe i paditur që nga paslufta, sepse hetues e prokurorë ndërkombëtarë dhe vendorë kanë fjetur bashkë në një shtet me krimin e organizuar, prandaj edhe shitja dhe dështimi, apo fshehja e veprave penale nuk është e paditur për publikun, sikur që është edhe zgjatja e mbi 8 viteve për një lëndë ose shkatërrimi i provave materiale nga gjyqësia dhe policia. Pra, nuk është risi as grumbullimi i 340.000 lëndëve penale, nuk është risi edhe fakti se kem polic që rrogën e ka 450 euro e vozit veturë të 80.000 eurove, nuk është befasi kjo, por vetëm tregon qartë se bazamenti i mafisë dhe korrupsionit është tek politika, tek institucionet e sundimit të ligjit, tek Qeveria, Presidenca, Parlamenti, tek gjyqësia, policia inteligjenca etj.", u shpreh ai. "Pra, nuk ka pore të jetës në Kosovë që sot nuk është kapur nga Coza Nostra politike e vendit e përforcuar edhe me mafiozët ndërkombëtarë, e që disa kanë ardhur këtu të "ndihmojnë" në sundimin e ligjit.Ta kujtojmë fillimisht UNMIKun pastaj dështimin e EULEX-it dhe pjesëmarrjen e disa ambasadave të huaja në krim të organizuar, sikur ishte në dhënien e vizave për mijëra euro, duke shfrytëzuar varfërinë dhe izolimin e vendit tonë pikërisht nga këta keqbërës politikë e hajna klasikë, si vendorë ashtu edhe disa ndërkombëtarë. Prandaj duhet ta themi vazhdimisht që shpresa e vetme për ta ndalur devalvimin e ligjit është pritja tek një lider, që është ambasadori i ri amerikan, ose të ndodhë një kryengritje sociale, e cila mund të sjellë ndryshime pozitive, por kjo është e vështirë të kalojë pa dhunë pa dame materiale dhe pa viktima apo sakrifica", tha Naim Miftari.

 

(Kosova Sot)