Qeni 'husky' nuhati praninë e kancerit të vezoreve te pronarja e tij

  • 06 December 2018 - 16:18
Qeni 'husky' nuhati praninë e kancerit të vezoreve te pronarja e tij

Stephanie Herfel, 52 vjeçe, për disa kohë ndjente një siklet të madh në bark, i cili, sipas mjekëve, ishte pasojë e cisteve. Ata i përshkruan asaj ilaçe kundër dhembjes dhe e lëshuan në shtëpi. Por, pasi që qeni i saj i racës "husky" siberian, me emrin Sierra, e nuhati atë në pjesën e poshtme të barkut, duke u larguar më pas me shpejtësi dhe duke u fshehur në gardërobë, zonja Herfel vendosi që të shkonte te gjinekologu. Me këtë rast, në vitin 2014, ajo u diagnostikua me kancer të vezoreve të shkallës së tretë. Pasi që hoqi mitrën dhe iu nënshtrua kimioterapisë, Herfel besonte se ishte shëruar nga kanceri, por në vitin 2015 dhe 2016, qeni filloi ta nuhaste përsëri atë. Në të dy këto raste, asaj i ishte kthyer kanceri. 

Jetën ia kam borxh këtij qeni"

Tani, pasi përfundimisht është shëruar, Herfel beson se nuk do të ishte gjallë tani, po të mos ishte qeni i saj, Sierra. 'Jetën ia kam borxh këtij qeni. Po të mos ishte ajo (kudër), unë nuk do të isha këtu". Kanceri i vezoreve prekë rreth 22,200 femra çdo vit në SHBA, gjë që dmth se 1 në 78 femra ballafaqohen me këtë sëmundje përgjatë jetës së tyre. Në rreth 70% të rasteve kjo sëmundje kthehet pas mjekimit. Në Britani, kanceri i vezoreve prekë rreth 7,200 femra çdo vit. Gjasat për të jetuar më shumë se një dekadë pas vënies së diagnozës, është 35% në Angli dhe Uells. 

Herfel vazhdon që të marrë një dozë ditore të kimioterapisë

Edhe pse është 'zyrtarisht' e shëruar, Herfel vazhdon që të marrë një dozë ditore të kimioterapisë, për çdo rast. Por, ajo tanimë ka kohë që nuk ka simptoma të sëmundjes dhe, qeni nuk e nuhatë më. Sa herë që kthehet nga spitali, i duhet menjëherë të ndërrojë rrobat, meqë qeni shqetësohet nga 'aroma e kancerit' që është ngjitur në rrobat e saj.

 

(Kosova Sot)