Ministri Shala urdhëroi ndërprerjen e mbledhjes kur përfaqësuesi serb tha ‘Kosova dhe Metohija’

  • 06 December 2018 - 18:25
Ministri Shala urdhëroi ndërprerjen e mbledhjes kur përfaqësuesi serb tha ‘Kosova dhe Metohija’

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Endrit Shala, ka folur rreth takimit të sotëm të CEFTA-s në Prishtinë, i cili nuk zgjati më shumë se pesëmbëdhjetë minuta.

Shala ka thënë se ka urdhëruar që të ndërpritet takimi menjëherë në momentin që përfaqësuesit e Serbisë dhe Bosnjës nuk i referohen me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës.

Përfaqësuesi serb gjatë fjalimit të tij, ndonëse ishte paralajmëruar ishte referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija’, për çka është ndërprerë mbledhja e CEFTA-s.

Ndryshe Shala ka thënë se sa të jetë ministër, nuk do të hiqet taksa prej 100 për qind.

 

(Kosova Sot)