Haziri për ushtrinë: Nuk i ka hije vendit të dalë jashtë koordinimit me ndërkombëtarët

  • 06 December 2018 - 22:50
Haziri për ushtrinë: Nuk i ka hije vendit të dalë jashtë koordinimit me ndërkombëtarët

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Kosova nuk duhet ta themelojë ushtrinë pa u koordinuar me miqtë ndërkombëtarë.

“Sekretari gjeneral i NATO-s Jens Stoltenberg e paraqet qëndrimin që ka qenë në mbledhje, që shihet se ka qenë e tensionuar. Sekretari dje edhe në telefonata është munduar ta menaxhojë situatën në mënyrë që Kosova mos të humbë. Gjithçka që është bërë në mënyrë të pakoordinuar ka dështuar. Nuk ka befasi me shtetet si SHBA, Franca por edhe NATO sepse nuk lejojnë befasi”, ka deklaruar Haziri.

“Është keq që po lëshohen mesazhe të këqija ndaj partnerëve. Nuk i ka hije vendit që të dalë jashtë koordinimit me ndërkombëtarët”, ka thënë Haziri.

Haziri ka theksuar se Kosovës i janë përsëritur procese të cilat nuk i ka bërë në koordinim me faktorin ndërkombëtar.

Sa i përket liberalizimit të vizave, ai ka thënë se Johannes Hahn është i pari komisioner i BE-së që ka përmendur datë për liberalizim të vizave për Kosovën – vitin 2020.

 

(Kosova Sot)