BE'ja vendos të krijojë Agjencinë Evropiane të Punës

  • 06 December 2018 - 23:12
BE'ja vendos të krijojë Agjencinë Evropiane të Punës

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord sot për të ngritur një Agjenci Evropiane të Punës (ELA) që synon mbështetjen e rreth 17 milionë europianëve që jetojnë ose punojnë në një shtet tjetër anëtar dhe goditjen e tregut të zi të punës.

Qëllimi i agjencisë do të jetë informimi i punonjësve, kompanive dhe organeve kombëtare për të drejtat dhe detyrimet e tyre në situatat ndërkufitare; lehtësimi i inspektimeve ndërkufitare; ndërmjetësimi në raste mosmarrëveshjeje.

Gjithashtu, Agjencia Evropiane e Punës synon të ndihmojë në trajtimin e punës së padeklaruar.

 

(Kosova Sot)