Identifikohet adoleshenti që shkaktoi tragjedinë në diskotekë

  • 09 December 2018 - 23:19
Identifikohet adoleshenti që shkaktoi tragjedinë në diskotekë

Autoritetet italiane zbuluan dhe identifikuan minorenin që shkaktoi panik në një diskotekë pasi përdori një spraj djegës.

Emri i tij nuk bëhet publik për arsye hetimore.

Adoleshenti që është rezident në qytetin e Korinaldos në provincën e Ankonës ku ndodhi ngjarja, me veprimin që bëri shkaktoi panik në sallë dhe si pasojë e kësaj humbën jetën 6 persona.

Ai rrezikon të akuzohet për vrasje.

Ndërsa nga ana tjetër, gjendja e 6 personave të tjerë që u lënduan është përmirësuar.

Disa prej tyre pësuan dhe tronditje të rënda duke kaluar në koma.

Por fatmirësisht gjendja është përmirësuar dhe janë të vetëdijshëm.

 

(Kosova Sot)