Abdixhiku: Historia e Kosovës, e lidhur me Amerikën - në okupim, në luftë, në paqe

  • 09 December 2018 - 23:53
Abdixhiku: Historia e Kosovës, e lidhur me Amerikën - në okupim, në luftë, në paqe

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës historinë e Kosovës në okupim, në luftë e në paqe.

E ka bërë këtë duke komentuar në Facebook  mbështetjen e fundit të SHBA-së për ushtrinë e Kosovës. 

Ka thënë se ardhja në Kosovë e automjeteve ushtarake nga SHBA'ja është veçse fillimi.

Ky është shkrimi i Abdixhikut:

Historia që s’duhet harruar kurrë:

- 1992 Amerika vendosë vijë të kuqe për Kosovën.

- 1999 Amerika intervenon ushtarakisht për Kosovën.

- 2008 Amerika sponsorizon pavarësinë e Kosovës.

- 2018 Amerika mbështetë e ushtrinë e Kosovës.

Në okupim, në luftë, në paqe. 51 mjete ushtarake mbërrijnë nga SHBA-të në Kosovë. Ky është veçse fillimi.

 

(Kosova Sot)