Britania mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

  • 09 December 2018 - 23:54
Britania mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Kryeministrja britanike Theresa May paralajmëroi “paqartësi” për vendin nëse parlamenti nuk mbështetet marrëveshjen e Brexitit. Britania duhet largohet nga BE-ja në muajin mars, sipas marrëveshjes së arritur me Brukselin, por asgjë nuk mund të ndodhë pa miratimin e Parlamentit.

Britania mund të përballet me të papritura nëse ligjvënësit refuzojnë ta miratojnë marrëveshjen e Brexitit.

Rrezikun e ka paralajmëruar kryeministrja, Theresa May, gjatë një interviste për gazetën 'Mail'.

Ajo shtoi se refuzimi i propozimeve të saj do të nënkuptonte “paqartësi” të mëdha për shtetin.

Kryeministrja ka paralajmëruar ligjvënësit se veprimet e tyre mund të çojnë në zgjedhje të parakohshme dhe se vendi ndeshet me “një rrezik të vërtetë” në rast se nuk do të ketë fare Brexit, apo dalje të Britanisë nga Bashkimi Europian.

Zyra e May hodhi poshtë më herët raportimet e mediave, se Kryeministrja do ta shtyjë votimin në Parlament, që është parashikuar të mbahet më 11 dhjetor.

Muajin e kaluar, Qeveria e kryeministres May arriti një marrëveshje me Brukselin rreth planit të shkëputjes nga blloku europian, ku janë parashikuar kushtet në bazë të të cilave, Britania do të largohet nga BE'ja në muajin mars.

Megjithatë, kjo marrëveshje duhet të miratohet detyrimisht nga Parlamenti.

 

(Kosova Sot)