Sot mos dilni jashtë pa çadër, do të ketë reshje shiu e bore!

  • 10 December 2018 - 09:19
Sot mos dilni jashtë pa çadër, do të ketë reshje shiu e bore!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e sotme do të karakterizohet me mot me vranësira dhe me kushte për reshje shiu të cilat vende–vendet do të shoqërohen me fjolla bore.

Temperatura minimale parashihet të lëvizë ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

 

(Kosova Sot)