Ambasadorët e huaj flasin sot për korrupsionin në Kosovë

  • 10 December 2018 - 09:25
Ambasadorët e huaj flasin sot për korrupsionin në Kosovë

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S.Kosnett, bashkë me ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës, të ngarkuarin me punë të Ambasadës gjermane, kryesuesen e Zyrës së BE-së në Kosovë, si dhe një përfaqësues të organizatës Iniciativa për Progres do të flasin sot gjatë hapjes së Javës kundër korrupsionit në Kosovë.

Ky aktivitet do të zhvillohet në Prishtinë dhe pjesëmarrësit do të flasin me fillim nga ora 09:30.

 

(Kosova Sot)