Vuçiq: Jam i shqetësuar për veprimet e "çmendura" të Prishtinës

  • 10 December 2018 - 09:53
Vuçiq: Jam i shqetësuar për veprimet e

Sipas tij, bëhet fjalë për tri veprime të cilat do të mundë të përpiqen t’i ndërmarrin dhe nuk dihet se cila është më e keqe se tjetra për Serbinë.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug, Vuçiq deklaroi se shteti do të marrë vendime lidhur me masat e reja të Kosovës vetëm kur të ndërmerren nga pala kosovare.

Gjatë kësaj jave kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nëse Serbia vazhdon të sillet me agresivitet ndaj Kosovës do të aplikojë masa reciprociteti.

Duke lënë të kuptohet që aty hyjnë njohja e targave, ndalimi i mallrave të kompanive të huaja që furnizojnë Kosovën.

Serbisë nuk do t’i njihen dokumentet të cilat nuk ia njeh Kosovës përfshirë certifikata të ndryshme.

 

(Kosova Sot)