Susanne Schütz: KLP e KLGJ, gurët e kilometrazhit për drejtësinë e pavarur

  • 10 December 2018 - 10:36
Susanne Schütz: KLP e KLGJ, gurët e kilometrazhit për drejtësinë e pavarur

Pas zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Kuvendi, ambasadorja gjermane në Tiranë Susanne Schutz thotë se këtë javë jemi përpara vendimesh të rëndësishme në kuadër të reformës shqiptare në drejtësi.

Sipas saj prioritet  mbetet krijimi i KLP dhe KLGJ të cilat sipas saj janë gurë kilometrazhi për drejtësi të pavarur.

Përmes një njoftimi në Facebook, ambasadorja gjermane në Tiranë shprehet e bindur se Shqipëria ka mundësinë të konsolidojë shtetin ligjor.

Deklarata e plotë:


Këtë javë jemi përpara vendimesh të rëndësishme në kuadër të reformës shqiptare në drejtësi – një prej prioriteteve kyç në përafrimin e Shqipërisë me BE-në. Zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë gurë të rëndësishëm kilometrazhi në rrugën drejt një sistemi të pavarur, profesional dhe efektiv drejtësise. Unë jam e bindur se Shqipëria ka tanimë mundësinë të konsolidojë shtetin ligjor dhe besimin në drejtësinë e saj.

 

(Kosova Sot)