LAJMI I FUNDI:Aksident i rënd në Zonën Industriale, ka të lënduar (Foto)
Një aksident i rëndë trafiku në mes tri veturash ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.
Në aksident janë të përfshira tri vetura, ndërkaq sipas fotografive të dërguara nga lexuesit e Kosova Sot shihet se dy vetura janë aksidentuar ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë katër persona të lënduar.
Kosova Sot do të iu mbajë të informuar me këtë rast.
(Kosova Sot)