O’Connell: Ligjet kundër korrupsionit nuk mjaftojnë, duhet zbatuar

  • 10 December 2018 - 11:50
O’Connell: Ligjet kundër korrupsionit nuk mjaftojnë, duhet zbatuar

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka mbështetur deklaratat e homologut të tij amerikan, Philip Kosnett, duke theksuar se është në interesine Britanisë dhe SHBA-ve, që Kosova të jetë partnere e tyre në luftën kundër korrupsionit.
Ai në hapjen e Javës kundër Korrupsionit, ka thënë se edhe në Britani pati gjendje të tillë të institucioneve porse është shnënuar progres në parandalimin e luftës kundër korrupsionit  ndaj dhe në Kosovë duhet korrupsioni të parandalohet në terren.

”Është shumë e rëndësishme të mbahet mend ajo se çka u tha. Por këtu nuk erdhëm për të qortuar Kosovën por sepse është plotësisht në interes të shteteve tona që Kosova të jetë një shtet funksional, i sigurt ku luftohet korrupsioni”.

”Ne kemi nevojë për një partner të fortë që lufton korrupsionin”.

”Britania ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit. Nëse ne kemi nevojë për të marr masa të tilla është shumë e rëndësishme edhe për Kosovën”.

”Kur flasim për politikanët që cënojnë prokurorët e dijmë për cka po flasim. E dijmë për kë flasim kur bëhet fjalë për punësime partiake”.

”Këtu nuk është e mjaftushme vetëm të bëhen ligje, por të ketë trimëri që të luftohet ai edhe në terren”.

(Kosova Sot)