Rritet numri i gërmimeve ilegale në pyjet e Brazilit

  • 10 December 2018 - 12:08
Rritet numri i gërmimeve ilegale në pyjet e Brazilit

Publikimi i një harte të re satelitore ka zbuluar se është rritur gërmimi ilegal në pyjet e mbrojtura në zonën e Amazonës. Në këtë hartë janë identifikuar 2312 gërmime në 245 zona të të gjashtë krahinave administrative të Amazonës.

Të njohura në Brazil si “garimpo”, gërmimet artizanale për të gjetur ar dhe minerale tjera në pyjet dhe lumenjtë e Amazonës kanë qenë problem për disa dekada, ndonëse një gjë e tillë është e ndaluar me ligj. Gërmimet e tilla vlerësohen të dëmshme edhe për mjedisin sepse njerëzit i prejnë drunjtë, hapin gropa të thella, ndërsa merkurin e hedhin në lumenj, duke i helmuar peshqit dhe ujin.

“Këto gërmime kanë ndikim të madh. Ky veprim joligjor shkakton probleme shoqërore dhe mjedisore, prandaj shpresojmë se do të ndërmerren veprime të koordinuara për ta parandaluar këtë dukuri”, tha Alicia Rolla, koordinatore e projektit për mbrotjen mjedisore të Amazonës.

Publikimi i kësaj harte u bë disa javë para se ta marrë pushtetin presidenti tashmë i zgjedhur, Jair Bolsonaro. Ai kishte deklaruar se e ka praktikuar kërkimin e arit nëpër pyje gjatë pushimeve. Për më tepër, Bolsonaro e kishte fituar simpatinë e gërmuesve të arit sepse iu kishte premtuar se do t’i ndihmojë ata për të punuar me dinjitet dhe siguri, shkruan “The Guardian”

(Kosova Sot)