Dënohen me ryshfet katër policë të trafikut në Prizren

  • 10 December 2018 - 13:11
Dënohen me ryshfet katër policë të trafikut në Prizren

Tre zyrtarët policorë Neshat Avdaj, Driton Bajrami dhe Muzafer Sylejmani dënim me gjobë nga 4,000 euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj ndërsa Binak Bytyçi mori dënim me gjobë 5.000  euro dhe dënim më burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh nga Gjykata Themelore në Prizren.

Por mbrojtësit e të akuzuarve i propozuan gjykatës që dënimi i shqiptuar në kohëzgjatje prej 6 muaj burgim të zëvendësohet me dënim me gjobë.

Prokuroria Themelore e Prizrenit i ngarkonte të akuzuarit se gjatë periudhës gusht-nëntor 2016, duke vepruar si policë trafiku, drejtpërdrejt kanë kërkuar dhe marrë ryshfet në të holla.

Të akuzuarit ngarkoheshin se këto para i kanë marrë nga shkelësit e rregullave të trafikut, në shuma të ndryshme, duke filluar prej 10 e deri në 100 euro, në mënyrë që të mos u shqiptojnë gjobat kundërvajtëse.

 

(Kosova Sot)