Haradinaj: Shtesë financiare në pagë për prokurorët specialë

  • 10 December 2018 - 13:35
Haradinaj: Shtesë financiare në pagë për prokurorët specialë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në Ditën Ndërkombëtarë Kundër Korrupsionit, mund të krenohemi me ligjet e reja, që fuqizojnë sundimin e ligjit në fushën antikorrupsion.

Tutje Haradinaj ka shtuar se me qëllim të zbatimit të këtyre ligjeve në praktikë, në Mbledhjen e nesërme të Qeverisë, do të vendoset për shtesë financiare në pagë për prokurorët speciale, me qëllim të fuqizimit të Prokurorisë Speciale ,si hap i rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit.

Sipas kryeministrit Haradinaj, prokurorët specialë, të cilët ndjekin këtë fushë, nga nesër do të kenë edhe shtesat e pagës që do t’u japë atyre më shumë konfidencë që të zbulojnë dhe ndjekin veprat e korrupsionit.

 

(Kosova Sot)