Lirohet studenti britanik që u akuzua për spiunazh shkaku i një fotografie në Egjipt

  • 10 December 2018 - 13:39
Lirohet studenti britanik që u akuzua për spiunazh shkaku i një fotografie në Egjipt

Një student 19-vjeçar britanik është liruar nga autoritetet egjiptiane pasi më parë ishte akuzuar për spiunazh për shkak se e kishte fotografuar rastësisht një helikopter ushtarak. Muhammed Fathi Abdulkasem ishte ndaluar në Aeroportin e Aleksandrisë në fund të nëntorit, pasi kishte bërë fotografi nga dritarja e aeroplanit.

Familja e tij kanë thënë se djali i tyre u akuzua për mbledhje të informatave për një burim ushtarak. Sidoqoftë, ata nuk e kanë bërë të ditur arsyen e lirimit të tij nga autoritetet. Studenti e postoi një video-mesazh në YouTube para dy ditësh, përmes së cilit e falënderoi familjen dhe përkrahësit e tij, ndërsa burgun egjiptian e përshkroi si “vrimë ferri”.

“Nuk jam në gjendje të flas shumë, por e ndiej obligim të ju informoj se më kanë liruar. Isha gati që të dorëzohem mendërisht dhe fizikisht, por kjo le të mbetet për një herë tjetër. Për fat të keq, tash nuk mund të ju tregoj se çka ka ndodhur, por më vonë do të rrëfehem”, tha studenti britanik. 

Ai ishte zhvedosur në Tripoli të Libisë për t’u kujdesur për një të afërm të moshuar, ndërsa studionte me korrespondencë në Mançester. Studenti kishte shkuar në Egjipt me shokun e tij për një vizitë njëjavore, shkruan “The Guardian”.

 

(Kosova Sot)