Mehmeti: Kosnett theksoi nevojën që Kosova të çlirohet nga kjo klasë politie

  • 10 December 2018 - 14:13
Mehmeti: Kosnett theksoi nevojën që Kosova të çlirohet nga kjo klasë politie

Sipas analistit politik Faton Mehmeti, për shtetin e Kosovës mbështetja amerikane është si shkronja e parë e alfabetit të Gjuhës Shqipe, për të cilën nuk mund të jetë i tillë."Pa SHBAtë ne s'do të ishim këtu dhe nëse do ishim nuk do të mbijetonin. Falë SHBA-së Kosova do të bëhet edhe me ushtri, këtë e tha edhe sekretari i Mbrojtjes dhe kjo do të bëhet. Gjithsesi edhe ambasadori i ri në Kosovë, z. Kosnett, theksoi nevojën që Kosova të çlirohet nga kjo klasë politike, tërësisht e korruptuar dhe që punon kundër interesave të qytetarëve të Kosovës.

Gjithsesi që kjo nuk varet vetëm nga SHBA-ja, por edhe nga qytetarët, që ata të zgjohen nga gjumi dhe sot më shumë së kurrë të përmbysin këtë klasë politike. Duhet një revolucion që kjo klasë e krimbur nga korrupsioni të largohet nga pushteti, që të shkojë në burg. Gjithsesi edhe SHBA-ja duhet të na ndihmojë që të formohet një gjykatë me gjykatës dhe prokurorë amerikanë për krime ekonomike, që të futen në burg të gjithë ata që kanë pasuri të pambuluar, duke filluar nga Thaçi e deri tek më i vogli zyrtar i shtetit. Vetëm kështu mund të çlirohemi nga këta kriminelë dhe vendit t"i hapet perspektiva, ndryshe rrezikojmë shumë që të zhbëhemi si shtet.

Kosova duhet sa më parë që të ngrihet nga gjumi, me një "revolucion" të përmbysim këtë sistem kriminal, që punon vetëm për një grusht të caktuar të njerëzve. Revolucioni sa më parë, ndryshe këta banditë kurrë s'do ikin nga pushteti", theksoi analisti Faton Mehmeti

(Kosova Sot)