Deputetët do t’i reagojnë UNESCO-s për lahutën

  • 10 December 2018 - 15:25
Deputetët do t’i reagojnë UNESCO-s për lahutën

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka vendosur që pas datës 13 t’i dërgojnë UNESCO-s një letër. Sipas deputetëve do të jetë një reagim, për regjistrimin e instrumentit të Lahutës si instrument i shtetit të Serbisë.

Kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi tha se ky veprim është i padrejtë, sipas tij, lahuta mbetet instrument i trashëgimisë kulturore dhe shqiptare.

“Serbia ka arrit që një instrument tonë tradicional që i përket trashëgimisë Lahutën ta regjistroj në UNESCO si instrument të vetin që është padrejtësi e madhe dhe ne si komision ta marrim përsipër në emër të komision mu dërguar një letër në UNESCO të ua bëjmë me dije se ky veprim është i padrejtë dhe ka argumente që lahuta të mbetet ashtu siç është në të vërtetë instrument i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve”, pohoi Kurteshi.

Anëtarja e këtij komisioni tha se do të ishte mirë të reagonte Kryesia e Kuvendit se sa komisioni.

“E kam marr me shqetësim përmes mediave, ne jemi vonuar, ky është propozim i mirë por ne si kuvend ndoshta po vonohemi se si komision fuqinë më të madhe do ishte të bëhet prej kryesisë të behët një reagim, është më e fuqishme të bëj reagim kryesia se sa komisioni”, tha Haxhiu.

Ndërsa, Valentina Bunjaku Rexhepi nga LDK, tha se duhet komisioni ta bëj punën e vet dhe të reagoj.

“Ne duhet të bëjmë një reagim përmes komisionit dhe më pastaj të bën kryesia”, u shpreh Bunjaku Rexhepi.

Anëtari i këtij komisioni nga PSD, Driton Çaushi tha se komisioni nuk është kompetent ndoshta të reagoj për një çështje të tillë.

“Nuk besoj se është një çështje qe duhet reaguar kuvendi është çështje e kulturës dhe ne si komision nuk e di a është praktikë e duhur a jemi ne që duhet bëjmë këtë reagim”, tha Caushi.

Albulena Balaj Halimaj sugjeroi të thirret në komision ministri i Kulturës, Kujtim Gashi për të treguar linjat e komunikimit që ka ministria me UNESCO-n.

(Kosova Sot)