Dogana e kap një kosovar duke kontrabanduar mallëra serbe

  • 10 December 2018 - 15:37
Dogana e kap një kosovar duke kontrabanduar mallëra serbe

Zyrtarët Doganorë të Kosovës kanë arritur të kapin një furgon të ngarkuar plotë me pije jo-alkoolike që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia

Sipas një njoftimi, rreth orës 11:00 njësitet e Doganës kanë ndaluar një veturë për kontroll të detajuar e drejtuar nga një shtetas kosovar/shqiptar, ku gjatë kontrollit janë gjetur të ngarkuara sasi të madha të pijeve jo alkoolike si në vijim:

Coca cola 1072 litra

Fanta 160 litra

Shweppes 60 litra

Siç njofton dogana, malli nuk kishte asnjë dokumentacion dhe i njëjti është me origjinë nga Serbia. Pra, dyshohet të jetë kontrabanduar.

Kështu vetura dhe mallrat janë konfiskuar deri në përfundimin e procedurës kundërvajtëse.

Dogana fton të gjithë qytetarët që hasin këso mallra të lajmërojnë institucionet pasi që, përveç që janë të kontrabanduara, nuk kanë të kaluar asnjë kontroll në aspektin e cilësisë.

 

(Kosova Sot)