Grapci: Duhet reduktuar lista e veteranëve të rrejshëm të UÇK-së

  • 10 December 2018 - 16:09
Grapci: Duhet reduktuar lista e veteranëve të rrejshëm të UÇK-së

Analisti i ekonomisë, Dardan Grapci, për gazetën "Kosova Sot" thotë se vërtet është për keqardhje, por me këtë klasë politike në Kosovë nuk ka shanse që të ketë zhvillim ekonomik, por vetëm mbijetesë për qytetarët dhe zhvatje nga pushtetarët."Prandaj e them lirshëm se buxheti i vitit 2019 mund të konsiderohet se është një buxhet i infrastrukturës rrugore, i skemave sociale, por jo edhe i zhvillimi ekonomik", është shprehur ai.

Tutje ka shtuar:"Vërejtja ime kryesore si njohës i kësaj fushe është se kategoria e skemave sociale e ka tejkaluar kategorinë e zhvillimit ekonomik, pasi plot 21 për qind e buxhetit të vendit apo 465 milionë euro shkojnë për mbrojtje sociale. Prandaj, veç kësaj vërejtje, për mendimin tim detyrë tjetër prioritare e hartuesve të këtij buxheti mbetet ajo se duhet reduktuar urgjentisht listat e veteranëve të rrejshëm të UÇK-së", është shprehur ai. 

 

Lexo edhe këtë: Buxhetin miliardësh e “hanë” asfalti dhe kategoritë sociale

 

(Kosova Sot)