Thaçi: Liritë fondamentale të njeriut qëndrojnë në themelet e Republikës së Kosovës

  • 10 December 2018 - 16:28
Thaçi: Liritë fondamentale të njeriut qëndrojnë në themelet e Republikës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 70 vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se liritë fondamentale të njeriut qëndrojnë në themelet e Republikës së Kosovës dhe ne mbesim të përkushtuar në forcimin dhe avancimin e tyre.

Ka shkruar se ishte kjo deklaratë që hapi rrugë për një varg instrumentesh ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut kudo nëpër botë.

“Sot bota shënon 70 vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që historikisht njihet si Dita e të Drejtave të Njeriut. Ishte kjo deklaratë që hapi rrugë për një varg instrumentesh ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut kudo nëpër botë. Të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut qëndrojnë në themelet e Republikës së Kosovës dhe ne mbesim të përkushtuar në forcimin dhe avancimin e tyre”, ka shkruar Thaçi.

 

 

(Kosova Sot)