Zyrtares së Komunës në Pejë i vidhen nga çanta 2000 euro, Prokuroria ngre aktakuzë

  • 10 December 2018 - 17:06
Zyrtares së Komunës në Pejë i vidhen nga çanta 2000 euro, Prokuroria ngre aktakuzë

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër A.B., për veprën penale “Vjedhje", nga neni 325, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.B., me datën 13 nëntor të vitit 2018, rreth orës 10:30, në objektin e Kuvendit Komunal të Pejës, pasi sigurohet se e zyrtarja/e dëmtuara L.P. nuk gjendet në zyrë, i njëjti futet brenda dhe nga çanta e saj, nxjerrë kuletën dhe merr shumën prej 2000 (dymijë) euro, ku më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

Komunikata e dërguar për media nga Prokuroria Themelore e Pejës thotë se me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

(Kosova Sot)