Bora ka shkaktuar telashet e para në rajonin e Dragashit

  • 10 December 2018 - 20:51
Bora ka shkaktuar telashet e para në rajonin e Dragashit

Reshjet e borës që nisën pas mesnatës së mbrëmshme ndonëse janë të mirëpritura nga banorët e resortit turistik në Prevallë sollën edhe sulmet e para. Era e fortë dhe mungesa e parkingjeve po e vështirëson qarkullimin e automjeteve.

Ndërkaq kompanitë që po merren me pastrimin e rrugëve dolën në teren që nga ora 2 e natës.

Edhe ekipi qe kujdeset për rajonin e Dragashit ishte në gatishmëri.

Aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe pse trashësia e borës në Prevallë dhe disa fshatra të Dragashit i kalon 30 cm.

 

(Kosova Sot)