Tallje e madhe me Thaçin në Facebook

  • 10 December 2018 - 21:16
Tallje e madhe me Thaçin në Facebook

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ua fyeu inteligjencën qytetarëve të vendit sot, teksa në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ai shkroi diçka për luftimin e korrupsionit në vend.

Thaçi ka deklaruar se “korrupsioni është armiku më i madh i një shoqërie demokratike”.

“Kosova ka krijuar legjislacionin më modern në rajon dhe institucionet duhet ta kenë rolin dominues në luftën kundër korrupsionit, por gjithsesi se nevojitet edhe një angazhim i fuqishëm qytetar, që kjo luftë të sjell rezultate më shumë”, është shprehur Thaçi.

Por, ky shkrim i Thaçit në Facebook nxiti të qeshura të mëdha në mesin e qytetarëve.

Një numër i madh i tyre ka reaguar me ikonën e të qeshurës në postimin e Thaçit në Facebook.

Madje, numri i tyre ka qenë dukshëm më i madh se i atyre që thjesht e kanë "pëlqyer" shkrimin e presidentit.

 

Image

 

(Kosova Sot)