Skandal, Basha: Rama i ka dhënë 30 milionë euro tendera vetëm në një muaj një kompanie fantazmë

  • 10 December 2018 - 22:48
Skandal, Basha: Rama i ka dhënë 30 milionë euro tendera vetëm në një muaj një kompanie fantazmë

Në lidhje me lajmin se kompania shtetërore OST ka lidhur një kontratë me vlerë 12 mln euro me "DH Albania", e cila përflitet se u përfshi në një skandal falsifikimi për përfitimin e tenderit prej 18 mln eurosh për ndërtimin e një loti të Unazës së Re në zonën e Astirit, reagoi edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Ai shkruan se qeveria i ka dhënë kësaj kompanie 30 milionë euro tendera në vetëm një muaj.

“30 milionë euro tendera brenda një muaji i ka dhënë Edi Rama kompanisë Dunëell Habberman, bashkëpronar i së cilës është vetë ai me ose pa letra, për t’i grabitur dhe pastruar në SHBA.

Imagjinoni sa qindra miliona euro ka vjedhur ky hajdut psiqik në 5 vjet si kryeministër dhe 11 vjet si kryetar bashkie. Por as paratë dhe asgjë nuk do ta shpëtojnë dot as Ramën dhe as klientët e tij nga drejtësia, për shkatërrimin që i kanë bërë Shqipërisë”, shkruan Basha.

Tri ditë më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar urdhëroi pezullimin e aktivitetin ndërtimor për lotin Nr.1 të segmentit, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja.

Pezullimi erdhi pasi kompania Dunëell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), kishte falsifikuar një dokument sipas të cilës ajo ishte krijuar në vitin 1998 në shtetin Delaëare, shtet amerikan i cili nuk publikon emrat e pronarëve të kompanive.

 

(Kosova Sot)