Vuloviq: Kurrë nuk ka pasur ndonjë plan për ndërprerje me furnizimin me ujë për pjesën jugore të Kosovës

  • 11 December 2018 - 09:27
Vuloviq: Kurrë nuk ka pasur ndonjë plan për ndërprerje me furnizimin me ujë për pjesën jugore të Kosovës

Spekulohej në mediat serbe se Ujmani do ta ndalë furnizimin me ujë, si shenjë hakmarrje ndaj taksës 100 për qind, për prodhimet serbe. Por një thashetheme e tillë e detyroi drejtorin e kësaj kompanie të përgënjeshtrojë lajmin për transmetuesin publik serb (RTS).

Ashtu siç e quajnë serbet drejtori i Kompanisë Publike për Furnizimin me Ujë dhe Distribucion të Energjisë Elektrike “Ibar” Srdjan Vuloviq, ka thënë nga gjithë ajo që ka ndodhur gjatë këtyre 19 viteve të fundit, që nga lufta, barrikadat dhe tmerret ndaj serbëve, kurrë nuk ka pasur ndonjë plan për ndërprerje me furnizimin me ujë për pjesën jugore të Kosovës. Këtë e tha në duke u përgjigjur për RTS, në pyetjen se a ka pasur ndonjëherë plane të tilla. 

“Ndalimi i furnizimit me ujë për pjesën jugore do të bënte një katastrofë të vërtetë humanitare: Një pjesë e Kosovës, do të mbetet pa energji elektrike rreth 600,000 banorë nuk do të kishin ujë të pijshëm. Kështu do të vazhdojmë të furnizojmë edhe pas këtyre taksave drakonike ndaj nesh”, ka thënë Vuloviq për RTS.

Ndryshe, ajo që fshihet nga RTS, është se në afërsi të ‘Ujmanit’ janë të stacionuar edhe KFOR-i amerikan, i cili garanton mirëvajtjen e rregullt të këtij resursi natyral të Kosovës.

 

(Kosova Sot)