Vdiq këmbësori që u aksidentua dje në Podujevë

  • 11 December 2018 - 09:40
Vdiq këmbësori që u aksidentua dje në Podujevë

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Një këmbësor ka vdekur nga plagët e marra si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën rajonale Podujevë – Kërrpime, saktësisht në fshatin Peran, dje rreth orës 19:00. 

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës. 

“Ngasësi i automjetit Golf V, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

 

(Kosova Sot)