Ish agjenti i SHIK-ut zbulon vrasjen për të cilën do të akuzohet Sokol Dobruna në Speciale

  • 11 December 2018 - 10:57
Ish agjenti i SHIK-ut zbulon vrasjen për të cilën do të akuzohet Sokol Dobruna në Speciale

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, permes një postimi në facebook ka shkruar lidhur me ftesen e Sokol Dobrunës nga Gjykata Speciale.

"Hag dosja 'Prokurori. Sokol Dobruna do përgjigjet para tribunalit ndërkombëtar për disa dënime me vdekje dhe disa pushkatime të supozuara (Kleçk_Blinaj) që sipas tribunalit Sokoli i ka urdhëruar gjatë kohës sa ishte prokuror i shtabit të përgjithshëm të UÇK. Njëra nga temat (pos e "Kitrres") e akuzës do jetë edhe vrasja e Sherafedin Ajetit (shumë kohë ishte drejtor burgu) i akuzuar si shefi i policisë lokale që mbështetej me armë dhe para nga MUP dhe UDB Serbe gjatë luftës, familjarisht njiheshin si të besuarit e republikës dhe pushteti Serb", shkruan Miftari, përcjellë Kosova Sot.

Sipas tij, duhet të pyeten Hashim Thaçi e Kadri Veseli për lirimin e Nexhmedin Ajetit.

"Vllau i tij Nexhmedin Ajeti punonte në UDB dhe kishte bërë shumë dame në Drenicë rrethinën e Mitrovices dhe të Vushtrrisë para luftës, pas luftës edhe pse ishte kapur nga ne UÇK-ja ishte liruar pasi lirimin e tij e kërkojnë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli .! (Arsyen pse e kanë liruar duhet ti pytni ata)!", përfundon postimin e tij ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

(Kosova Sot)