Kosova ka ligje por pushtetarët nuk kanë vullnet që të luftojnë korrupsionin

  • 11 December 2018 - 11:04
Kosova ka ligje por pushtetarët nuk kanë vullnet që të luftojnë korrupsionin

Qytetarët vlerësojnë se ende nuk po shihen rezultatet të prekshme të luftës kundër korrupsionit

Afrim Avdaj thekson se Kosova ka strategji, ka ligje dhe ka forcë e vullnet të pashoq që ta luftojë korrupsionin. “Tashmë Kosova ka përpiluar një strategji për parandalimin e korrupsionit”.

Shyqëri Hasani mendon se Kosova ka filluar tani e sa vite këtë luftë, por suksesi ende nuk është krejt evident. “Por ka ligjet më të mira në Evropë që ta luftojë  korrupsionin, sepse dihet se kjo është sëmundja e shekullit”.

Xhemile Kabashi thotë se Kosova ka ligje dhe ka mundësi ta luftojë korrupsionin. “I duhet edhe pak vullnet dhe të mënjanohet ky farë kanceri i shoqërisë tonë. Kësaj besojë se duhet ti ndihmojmë me vetëdijësimin tonë”.

Sead Shabani mendon se Kosova i ka ligjet për ta luftuar korrupsionin, por, nuk e di a ka vullnetin klasa politike dhe ajo juridike ta luftojë.

 

(Kosova Sot)