Takimi i Hashim Thaçit me njeriun që u kap me 113 kilogramë heroinë

  • 11 December 2018 - 11:32
Takimi i Hashim Thaçit me njeriun që u kap me 113 kilogramë heroinë

Gjatë ditës se djeshme, në media u raportua për një skandal ku Enis Qerka shofer i Gani Thacit, vëllait të presidentit Thaçi u kap me 113 kilogramë heroinë.

Pas publikimit të lajmit, vëllai i Presidentit, Ganiu deklaroi se Qerka nuk ishte shofer i tij, por shofer i Byrosë Kosovare të Sigurimit.

“Emri im është lakuar sot nëpër portale se gjoja shoferi im është arrestuar, unë dua ta demantoj se Enis Qerka nuk është shoferi im. Enisi është punëtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit që 6 vite në pozitën e shefit të logjistikës. Ky rast ka ndodhur të shtunën për të cilën unë nuk marrë përgjegjësi, Enisi nuk ka qenë me veturë zyrtare”, ka thënë Gani Thaçi gjatë ditës së djeshme.

Por, njeriu i arrestuar për 113 kilogramët me heroinë, Enis Qeka takime ka realizuar edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, shkruan Kosova Sot.

Së paku kështu shihet në një fotografi e cila po qarkullon nëpër rrjetin social në facebook, ku shihet Hashim Thaçi përkrah me Enis Qerkën.

Kujtojmë se në aksionin e policisë u arrestuan katër kosovarë të shtunën në Han të Elezit.

(Kosova Sot)