Apostolova: Korrupsioni dhe nepotizmi rrezikojnë të ardhmen e vendit

  • 11 December 2018 - 11:38
Apostolova: Korrupsioni dhe nepotizmi rrezikojnë të ardhmen e vendit

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka deklaruar se Kosova nuk do të arrijë progres drejt Evropës pa angazhimin aktiv të rinisë.

Sipas saj është shumë e rëndësishme që të rinjtë të angazhohen në luftën kundër korrupsionit.

Këto komente Apostolova i ka bërë gjatë diskutimit me të rinjtë e shkollave të mesme për temën “Të mbështesë ndryshimin kulturor: roli i gjeneratave të reja për formësimin e vlerave të së nesërmes”.

“Korrupsioni natyrisht që është një nga prioritetet e BE-së, këtu në Kosovë është e rëndësishme posaçërisht pasi korrupsioni ndalon progresin, arsimin, shëndetësinë. Korrupsioni dhe nepotizmi, korrupsioni rrezikon të ardhmen e vendit që jeni ju rinia. Kjo është arsyeja pse BE-ja punon me Kosovën”, tha ajo.

 

 

(Kosova Sot)