Aliu: Kurrikula e re, tekstet demode

  • 11 December 2018 - 12:26
Aliu: Kurrikula e re, tekstet demode

Analisti Bislim Aliu, për gazetën " Kosova Sot", thotë se ndonëse u premtua, se në këtë vit do të pilotohet për herë të parë, korniza e re kurrukulare për fëmijët 0-5 vjet, kjo nuk ka ndodhur. "Andaj, e tërë e keqja është se kurrikula prej klasës së parë e deri në të nëntën, është duke u zbatuar që 2 vjet, MASHT-i ende nuk i ka ndryshuar librat? Andaj, pyetemi, a thua pse po vazhdon mësimi me libra të vjetër dhe të stërngarkuar tej mase me përmbajtje?Është absurde se si me këto kurrikula të vjetra janë ngarkuar fëmijët me nga 2 libra për lëndë, vetëm e vetëm, që pushtetarët dhe shtëpitë botuese, të cilat kanë monopol, që nga pas lufta dhe të fitojnë sa më shumë para, për materiale dhe libra të parëndësishëm fare për nxënës. Është politika inkriminuese fajtori që e shkatërroi sistemin e arsimit, duke e degraduar tërësisht, për dy dekada rresht. Prandaj, e themi lirisht dhe nuk duhet që të çuditemi, se pse arsimi për afro dy dekada nuk është bërë asnjëherë prioritet i Qeverisë, por vetëm burim i hajnisë dhe i korrupsionit. Prandaj, janë pushtetarët e pasluftës ata që e katandisen arsimin në gjendje mizerable - katastrofike, duke ardhur në një situatë që të krijojnë gjysmë- analfabet, të cilët, edhe pasi të përfundojnë studimet master, nuk arrijnë fare të kenë shkrim-lexim të mirëfilltë", theksoi Aliu.

(Kosova Sot)