Maloku: Bizneset duan rafineri

  • 11 December 2018 - 13:28
Maloku: Bizneset duan rafineri

Afaristi i derivateve të naftës, Ramadan Maloku, pronar i kompanisë "Racional'Komerc", për gazetën "Kosova Sot', thotë se shteti i Kosovës ka nevojë imediate për ndërtimin e një rafinerie të naftës .

"Tashmë janë bërë gati 20 vjet në liri dhe një dekadë si shtet i pavarur dhe jemi vendi i vetëm në regjion që akoma nuk ka rafineri të përpunimit të naftës", u shpreh ai.

"Vetëm po qe se bëhemi me rafineri të përpunimit të derivateve të naftës edhe në Kosovë mund të kemi çmime më të ulëta të derivateve të naftës, në të kundërtën kam frikën se çmimet edhe më tej do të jenë të këtilla si janë", potencoi Maloku. 

Lexo edhe këtë: Oligarkët zhvatin kosovarët, pushtetarët palë me mafinë e naftës

 

(Kosova Sot)