Mitrovicë, kapen dy burra duke kontrabanduar 13 lopë nga Serbia

  • 11 December 2018 - 14:05
Mitrovicë, kapen dy burra duke kontrabanduar 13 lopë nga Serbia

Dy burra janë kapur nga policia në Mitrovicë duke kontrabanduar lopë nga Serbia.

Ndalimi i personave të dyshuar është bërë në Lagjen Bajri në Mitrovicë, dje rreth orës 14:30, ku në një kamion po transportonin 13 krerë lopë, njofton policia.

“Kamioni me gjedhë është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gjedhet (lopët) janë sekuestruar”, thuhet në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot)