Bislimi: Behgjet Pacolli është zhvendosur nga pala serbe!

  • 11 December 2018 - 14:10

Përgjegjësi për këtë akt të turpshëm kërkon edhe njohësja e zhvillimeve politike, Liridona Bislimi.

"Republika e Kosovës duhet menjëherë të vendosë reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, pasi që pasojat nga politika kosovare nuk janë vetëm në fushën e sigurisë, por edhe të drejtësisë, jo vetëm për drejtësinë në paqe, por edhe për drejtësinë për krimet e luftës, pasi duke marrë parasysh që shteti i Kosovës përballet me këso vështirësish në terren, është absurde të dëgjosh se Behgjet Pacolli të shkojë në intervistë në DV dhe, siç citojnë mediat serbe, të ketë thënë se veriu i Kosovës duhet të jetë zonë e madhe ekonomike, nga e cila një pjesë do t'i takonte Serbisë, kurse pjesa tjetër Kosovës, ndërsa atë zonë ekonomike do ta drejtonte një i tretë. Këtë e ka parë ai si zgjidhje...

Ky zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm i Kosovës po anashkalon çdo interes të vendit, ky njeri është zhvendosur kah pala serbe, por nuk duhet dhe nuk guxon ta marrë edhe Kosovën me vete", vijoi më tej Bislimi.

"Ministri i Jashtëm është treguar vazhdimisht i dobët karshi Serbisë ndaj shteteve që tashmë e kanë njohur Republikën e Kosovës, kështu gjithnjë e më pak të tjerët po na marrin seriozisht, sepse zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i vendit nuk po e merr shtetin tonë aspak seriozisht", tha Liridona Bislimi.

Lexo edhe këtë: Pacolli turpëron dhe skandalizon Republikën

(Kosova Sot)