Miftari: Është shumë e vështirë që drejtësia kosovare të ndahet tani nga kapja e politikës!

  • 11 December 2018 - 14:16
Miftari: Është shumë e vështirë që drejtësia kosovare të ndahet tani nga kapja e politikës!

Njohësi i fushës së sigurisë, Naim Miftari, thotë se është shumë e vështirë që drejtësia kosovare të ndahet tani nga kapja e politikës."Drejtësia e Kosovës, e cila është e varur thellë nga politikanët e korruptuar, vetëm do të paraqitet kinse e kanë marrë seriozisht mesazhin e ambasadorit amerikan, Kosnett, por nëse vetë ambasadori nuk do të jetë më i vendosur për t'i shtyrë para sundimin e ligjit dhe drejtësinë e pavarur, ky mesazh i qartë i ambasadorit amerikan do të mund të harrohet shumë shpejt. Po e them këtë pasi që kërkesa për fuqizimin e sundimit të ligjit, për llogaridhënie konkrete, është bërë një lloj rutine që nga koha e ambasadores amerikane Tina Kajdanov deri te ambasadori Greg Delavi, e që të gjitha mesazhet e ambasadorëve amerikanë kanë qenë dhe mbetur deri më tani vetëm simbolike, sidomos nga ambasadori Delavi, i cili më shumë është marrë me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi se sa me sundim të ligjit", vlerësoi Miftari.

(Kosova Sot)