Miratohen në qeveri shtesat për prokurorët

  • 11 December 2018 - 14:40
Miratohen në qeveri shtesat për prokurorët

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Këshillit Prokurorial të Kosovës për ndarje të mjeteve financiare që do të shkojnë për shtesat e prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Dje kryeministri Ramush Haradinaj tha se prokurorëve të Prokurorisë Speciale do të ju ndahen shtesa, e kjo u miratua në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Sipas kryeministrit shtesat do të jenë për kryeprokurorin, 500 euro ne muaj, ndërsa për prokurorët do të ndahen nga 400 euro në muaj.

Shefi i qeverise theksoi se shuma e përgjithshme për vitin 2018 për shtesat e prokurororëve gjithsej është 56 mijë e 800 euro.

(Kosova Sot)