Grapci: Pompat të ulin çmimet

  • 11 December 2018 - 15:12
Grapci: Pompat të ulin çmimet

Analisti i ekonomisë Dardan Grapci, për gazetën " Kosova Sot', thotë se MTIja dhe Autoritetit Kosovar i Konkurrencës duhet të mendojnë shumë mirë se çka po bëjnë, duke e ditur që në Francë thuajse përditë qytetarët janë duke protestuar masovikisht kundër rritjes së çmimit, edhe pse Franca ekonomikisht është më e fortë se Kosova, MTI-ja dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës nuk janë duke e ditur që edhe në Kosovë mund të ndodhë e njëjta gjë sikur që po ndodh në Francë.

"Kosova është si shteti me ekonominë më të dobët në rajon dhe me papunësinë me një përqindje shumë të lartë, andaj duhet shtruar pyetjen se përse atëherë po rritet çmimi i derivateve të naftës. Prandaj, MTI-ja duhet që urgjentisht ta gjejë një zgjidhje në bashkëpunim me Autoritetin Kosovar te Konkurrencës, në mënyrë që të parandalohet ndonjë situatë, e cila mund të dalë jashtë kontrollit shumë lehtë në Kosovë, dhe t'u bëjë apel kompanive të pompave të benzinës që t'i ulin çmimet, ndryshe qytetarët duhet të dalin në protesta paqësore për uljen e çmimit të derivateve të naftës", propozon ai.

Grapci tha se pronarët e kompanive të derivateve dhe të pompave të benzinës do të jenë në hall, pasi shumë shpejt pritet që edhe në Kosovë të fillojë përdorimi i veturave hibride dhe me rryme. "BE-ja e ka në synim që shtetet anëtare t'i bëjë që të largohen nga përdorimi i naftës që të parandalohet ndotja e ajrit, ku në këtë pjesë hyn edhe Kosova", theksoi ai.

 

Lexo edhe këtë: Oligarkët zhvatin kosovarët, pushtetarët palë me mafinë e naftës

 

(Kosova Sot)